Protezat e dhëmbëve, mëkati më i madh që mund të bëjë një dentist
Protezat e dhëmbëve, mëkati më i madh që mund të bëjë një dentist 08.06.2018 | 22:13 Bisedoi: Elona Tereziu

Kurohemi jashtë, por harrojmë të kurohemi brenda. Me këtë fjali e nis intervistën doktoresha Keltona Ziu, mjeke stomatologe tashmë prej më shumë se 13 vitesh. Ne i kushtojmë kaq shumë kohë dhe investim pamjes së jashtme, por kur bëhet fjala për higjienën e gojës, frika, mentaliteti dhe edukimi janë i vetmi arsyetim që dimë të japim. Një higjienë e pa mbajtur bën që gjatë viteve sistemi ynë dentarë të pësojë dëmtime të shumta dhe zgjidhja është, zëvendësimi me një protezë. E pjesshme apo e plotë qoftë ajo, kërkon përkujdesje të veçantë. E ndërsa shpjegon se çfarë duhet të dimë para se të vendosim një protezë dhe mënyrat e përkujdesjes, flet edhe për trendin e vendosjes së këllëfëve për të patur dhëmbë më të bardhë, duke e cilësuar si mëkatin më të madh që mund të bëjë një dentist.

Çfarë janë protezat e dhëmbëve?

Proteza bën zëvendësimin e dy ose më shumë dhëmbëve që mungojnë në harkun dentar, duke bërë të mundur funksionimin normal përtypës. Ajo ka dy funksione kryesore, së pari pra kemi funksionin përtypës, dhe së dyti funksionin estetik, që në shumicën e rasteve është dhe primar për pacientin. Në mirëfunksionimin e protezës mund të shërbejë qoftë edhe një dhëmb i vetëm në gojë. Ndërsa ana estetike vendoset në bashkëpunim me pacientin ku shikohet se çfarë mund t’i përshtatet më mirë nofullës dhe gojës së tij, ku merren parasysh lartësia, forma, ngjyra etj.

Çfarë shqetësimesh mund të sjellë vendosja e një proteze?

Proteza është një trup i huaj në gojë dhe kërkon të paktën dy javë për t’u përshtatur, sikur edhe e pjesshme të jetë. Shqetësimi kryesor që ndien pacienti është bezdia që krijon në gojë, pastaj janë dhimbje të vogla që shkaktohen nga ngushtimi i nofullës. Dy javët e para, mbase edhe dy muajt e parë, pacienti duhet të dijë që do të ndiejë shqetësime të vazhdueshme, pasi në rastin e protezave edhe mikrometri bën diferencë. Një person që sapo ka vënë protezë mund të ketë pikë kafshimi që takon vetëm në një pjesë të gojës, mund të ketë vrasje të mishrave që shikohet kryesisht gjatë përtypjes. Ndërsa në një fazë afatgjatë shqetësimet mund të vihen re me një shtim ose rënie të madhe në peshë. Një humbje e madhe peshë bën që mishrat të hollohen dhe për pasojë proteza mund të bie. Në raste të tilla nëse lëviz shume në bëjmë një rimbushje ose ribarazim të protezës. Në rastin e protezave të pjesshme që janë dy llojesh të thjeshta dhe metalike diferenca këtu është në cilësi por edhe në çmim, problem i shtimit ose rënies në peshë nuk është më i rëndësishëm pasi ato kapen me një tel dhe nuk ndikojnë shumë mishrat në këtë rast.

Sa është jetëgjatësia e një proteze?

Jetëgjatësia e një proteze varet nga personi, nga mënyra se si e trajton dhe higjiena që mban. Një person i cili ka vënë protezë, nuk mund të pretendojë sado e mirë qoftë ajo të kafshojë bukën e thekur, një mollë apo çfarëdo ushqimi të fortë direk me protezën. Normalisht protezat janë goxha funksionale dhe pas një farë kohe pacientët thonë se i kemi si dhëmbët tonë, por jetëgjatësia e tyre varet nga përdorimi. Në teori të paktën thuhet se çdo pesë vjet protezat duhen ndërruar, megjithatë ka proteza që zgjasin 7 a më shumë vjet. Problemi kryesorë që lind me vitet është fakti se nga përdorimi i shumtë ato hahen dhe në këtë mënyrë nuk e kryejnë funksionin e tyre aq mirë sa duhet. Normalisht ky është një problem që e vëmë re edhe tek dhëmbët tonë që pas një farë kohe sipërfaqja përtypëse është ngrënë, jo më tek proteza që fundja është diçka jo fiziologjike, dhe jo aq e fortë sa dhëmbët natyral.

Kjo vlen edhe për protezat e pjesshme?

Duhet patur parasysh që protezat e pjesshme janë të kapura tek një dhëmb ose grup dhëmbësh, ky dhëmb ose grup dhëmbësh vjen një kohë dhe hiqet dhe normalisht ka nevojë të ndërrohet, në qoftë se bëhet fjalë për një ose dy dhëmbë nuk ka problem se shtohet po tek e njëjta protezë. Nëse pastaj kemi një grup dhëmbësh gjashtë ose më shumë atëherë kjo protezë e pjesshme nuk ka më vlerë, pasi protezat e pjesshme janë goxha të reduktuara në kufi, dhe nuk e kanë atë qëndrimin e plotë, pasi duke hequr të gjithë dhëmbët kjo protezë nuk të rrinë më në gojë dhe ka nevojë të ndërrohet. Ka persona që kanë paradontozë, (sëmundje e mishrave të dhëmbëve), që pas një farë kohe fillojnë dhe lëvizin dhe duam s’duam ne do t’i heqim, kështu që varet nga shumë faktorë, megjithatë ka dhe proteza të pjesshme që rrojnë edhe 10 vjet nëse tregojmë kujdes.

Çfarë kujdesi duhet të tregojë një person që mban protezë?

E para një herë higjiena. Protezat sado fikse që të jenë poshtë kufijve mbajnë mbeturina. Mundësisht pas çdo ngrënie ato duhen hequr dhe larë, edhe sikur një shpëlarje mekanike thjeshtë me ujë. Një larje e mirë pastaj mund të bëhet me shpëlarësin e bërë enkas për protezat, ose mund të përdorin një mënyrë tjetër fare të thjeshtë dhe pa kosto që unë zakonisht ja rekomandoj pacientëve të mi, detergjenti i enëve. Me një furçë dhëmbësh pasi i heq protezat i fërkon me detergjent, dhe ky është indikacioni që i pastron dhe më mirë në fakt, thjeshtë duhet patur kujdes me shpëlarjen e mirë, pasi mund të shkaktojë irritim apo myk, por nëse i shpëlan mirë nuk ka asnjë problem.

Së fundmi tek të rinjtë është përhapur shumë trendi i vendosjes së këllëfëve për të patur dhëmbë më të bardhë. Si ndikon fakti që vendosen në një moshë kaq të re?

Mëkati më i madh që mund të bëjë një dentist është të këshillojë pacientin e tij të vërë këllëf për të patur dhëmbë të bardhë. Unë nuk e këshilloj kurrë vendosjen e këllëfëve thjeshtë për të patur dhëmbë më të bardhë. Për të patur dhëmbë më të bardhë mund të bësh një zbardhim, ka shumë mënyra të ndryshme, por vendosja e këllëfëve përfundimisht e dëmton dhëmbin. Vendosja mund të bëhet vetëm në atë raste kur të të mungon një dhëmb dhe dhëmbi që do vishet i është hequr nervi. Në këtë raste vendosja e këllëfit bëhet e nevojshme pasi një dhëmb që i është hequr nervi nuk ushqehet më dhe për pasojë mund të thyhet lehtësisht. Për momentin pacientit mund t’i duket një zgjidhje e bukur estetike, por pas një 5-vjeçari fillojnë problemet me mishrat e dhëmbëve, me irritimin e gingivave, ngrihet mishi etje.

Pse shqiptarët vazhdojnë të mbeten të fundit në Evropë për sa i përket higjienës orale. Mos kemi të bëjmë këtu me një çështje kulture/mentalitet, apo stomatologët tanë nuk janë të kualifikuar sa duhet?

Ky është një problem shumë i madh dhe unë nuk arrij ta kuptoj se si një femër e superkuruar, me thonjtë të bërë, e krehur dhe lyer, kur hap gojën shikon një higjienë skandaloze. Për mendimin tim ka ngelur ajo ideja që po të shkosh tek dentist duhet të provosh patjetër dhimbje, por sot ka mënyra të ndryshme anastezie që përdoren në mjekësi dhe pacienti nuk ndjen asnjë lloj dhimbje. Asgjë nuk bëhet me dhimbje, pasi asnjë mjeku nuk i pëlqen të punojë në stres të vazhdueshëm se pacienti mund të hidhet përpjetë nga dhimbja. Është kjo frika që i bën pacientët të katandisen deri në atë far pike ku dhimbja nuk durohet më e i drejtohen dentistit. Por në një fazë të tillë dhëmbi është për tu hequr jo për tu kuruar, unë nuk kam çfarë t’i bëj më atij dhëmbi veçse ta heq. Pastaj është dhe kjo çështja e edukatës dentare. Prindërit, por edhe në shkollë, nuk është se na kanë edukuar, por shpresoj që brezi i fëmijëve që po rritet të kenë pak më shumë kujdes.

Një këshillë për të gjithë pacientët?

Së pari pacientët duhet të kuptojnë rëndësinë e shëndetit oral. Së dyti i këshilloj që të kujdesen për higjienën e gojës duke i larë dhëmbët së paku njëherë në ditë, dhe mundësisht para se të flenë. Dhe së treti të bëjnë patjetër një vizitë njëherë në gjashtë muaj tek mjeku dentist gjë e cila nuk ju kushton asgjë meqenëse dhe ky shërbim ofrohet tërësisht falas nga të gjitha klinikat private këtu në Shqipëri./ Shendeti.com.al (citon Gazeta Shendeti)
List of videos
Donec leo elit, vehicula nec sodales et, facilisis id magna Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Duis diam eros, bibendum vitae nulla
Britania pritet të përballet me një dimër të tmerrshëm REVISTA KOSOVARJA 3 orë më parëRadhë të gjata para pikave të karburantit. Shoferë në panik që
Moti në javën e ardhshme Java e ardhshme do të fillojë e ftohtë, me ngrica dhe e thatë.Por, sipas Prishtina Weather, në
Temperatura në minus gradë dhe reshje bore Prishtina Weather ka njoftuar se kjo javë do të jetë me mot tipik dimëror, ftohtë, vranësira dhe
Shkenca nuk ka fund ajo ecën gradualisht por sigurt Energjia diellore mund të magazinohet17:50 - 9 Shkurt, 2017Disa shkencëtarë kanë shpikur një metodë
Proin vitae condimentum tortor, quis dictum sapien Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Duis diam eros, bibendum vitae nulla
Prishtinë
Temperature
Tiranë
Temperature
Shkup
Temperature