Eurodeputetët miratojnë raportin: Këshilli i BE-së t’i liberalizojë vizat për Kosovën
Eurodeputetët miratojnë raportin: Këshilli i BE-së t’i liberalizojë vizat për Kosovën 16.12.2021 | 18:24 Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar mbrëmë raportin për adresimin e krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor dhe nevojën që BE-ja të përshpejtojë procesin e integrimit. Në raport deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar liberalizim të vizave për Kosovën nga Këshilli i BE-së pasi sipas tyre izolimi shton aktivitetet kriminale.


Ky raport është miratuar me 531 vota për, 48 kundër dhe 117 abstenime.

“Raporti, i miratuar të mërkurën në mbrëmje me 531 vota pro, 48 kundër dhe 117 abstenime, thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë vendet e origjinës, destinacionit dhe tranzitit për trafikimin e qenieve njerëzore dhe ato shërbejnë si një korridor tranziti për migrantët dhe refugjatët dhe si një vend për pastrim parash dhe trafik armësh. Megjithatë, eurodeputetët theksojnë se lufta kundër krimit të organizuar dhe integrimi në BE janë procese reciproke përforcuese, duke i kërkuar BE-së të përshpejtojë procesin e integrimit. Në këtë kontekst, pasi izolimi inkurajon aktivitetet kriminale, eurodeputetët gjithashtu i bëjnë thirrje Këshillit që të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në raport.

Sipas raportit popujt e Ballkanit janë të ekspozuar ndaj korrupsionit dhe mungesës së punësimit. Faktorët kryesorë që i bëjnë shoqëritë e Ballkanit Perëndimor të ekspozuara, thotë raporti, janë mungesa e mundësive të punësimit, korrupsioni, dezinformimi, elementët e kapjes së shtetit, pabarazia dhe ndërhyrja e huaj nga regjimet jodemokratike si Rusia dhe Kina”, thuhet në komunikatën për media të Komisionit për Punë të Jashtme të PE-së. Citon kosovarja
List of videos
Moti në javën e ardhshme Java e ardhshme do të fillojë e ftohtë, me ngrica dhe e thatë.Por, sipas Prishtina Weather, në
Temperatura në minus gradë dhe reshje bore Prishtina Weather ka njoftuar se kjo javë do të jetë me mot tipik dimëror, ftohtë, vranësira dhe
Reshje bore dhe temperatura në minus Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë mot
Mos bëni plane për vikend, këto janë temperaturat për nesër Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në Kosovë do të ketë reshje shiu dhe
Borë dhë riga shiu, moti për ditët e mbetura të kësaj jave Mot i ndryshueshëm dhe jostabil pritet të mbajë sot dhe nesër në vend. Të premtën parashihet të
Këto janë temperaturat sot Prishtina Weather ka njoftuar se dita e mërkurë do të karakterizohet me mot kryesisht me diell.Në
Prishtinë
Temperature
Tiranë
Temperature
Shkup
Temperature