Armend Zemaj fton Arben Vitinë për këshilla për menaxhimin e pandemisë
Armend Zemaj fton Arben Vitinë për këshilla për menaxhimin e pandemisë 21.07.2020 | 12:07 Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar së bordi këshillëdhënës për COVID-19 të cilën e themeloi sot, do të ftojë në takim katër ish-ministrat e këtij dikasteri që të “kontribuojnë së bashku me përvojën e tyre në menaxhimin e pandemisë”.Zemaj përmes një konference për media nga Gjilani, theksoi se ky bord do të ftojë në takime katër ish-ministrat e fundit të Shëndetësisë; Ferid Agani, Imet Rrahmani, Uran Ismaili dhe Arben Vitia.

“Ky Bord që do të udhëhiqet nga profesori i Mikrobiologjisë Lul Raka dhe në të cilin ka edhe doajenë të mjekësisë kosovare dhe emra autoritativ si: profesorët dhe ekspertët Isuf Dedushaj, Muharrem Bajrami, Salih Ahmeti, Rukije Mehmeti, Isme Humolli, Xhavit Rexhaj, Xhavit Gashi, Pashk Buzhala, Besim Kodra, etj”, tha Zemaj duke shtuar se këshilli do të mbledh dhe ofrojë Ministrisë ekspertizën e nevojshme për krizën aktuale të Covid-19 me qëllim që t’i ofrojë Ministrisë këshilla të shpejta, të bazuara në dëshmi shkencore për përgjigjen shëndetësore ndaj Covid-19.

“Bordi do të formulojë masat e reagimit që duhet të adresohen në përgjigje të pandemisë Covid-19; do të identifikojë dhe zbus mangësitë, masat e marra ose që duhen ndërmarrë për të përmirësuar dhe menaxhuar përhapjen e Covid-19, përfshirë edhe menaxhimin dhe trajtimin klinik të rasteve.

Po ashtu, Bordi do të këshillojë edhe për prioritizimin e kujdesit shëndetësor dhe masat mbështetëse, do të rekomandoj politika për adresimin dhe zbutjen e pasojave afatmesme dhe afatgjata të Covid-19”, tha ai.“Bordi do të ftojë në takime katër ish-ministrat e fundit të Shëndetësisë: Prof. dr. Ferid Agani, Dr. Imet Rrahmani, z. Uran Ismaili dhe dr. Arben Vitia, për të kontribuar së bashku me përvojën e tyre në menaxhimin e pandemisë Covid-19”, u shpreh Zemaj duke përfunduar këtë adresim se në veprime të tjera në funksion të menaxhimit sa më korrekt të situatës me Covid-19, duke njohur tashmë rrezikun dhe barrën që kjo sëmundje sjell për popullatën, pa dallim

Lexo edhe:

Zemaj paralajmëron dorëheqjen

 2 javë më parë

Kurti, Ismaili, Vitia e Zemaj do të intervistohen rreth menaxhimit të pandemisë

 4 javë më parë

Në anën tjetër, në këtë konferencë u kumtuan edhe rezultatet e rasteve për COVID-19 për 24 orë.142 raste të reja janë regjistruar sot, 101 të shëruar dhe 4 raste të vdekjes

Etiketa: VitiaZemaj


POSTIME TË NGJASHME

AKTUALE

Vdes aktori i njohur shqiptar

 30 minuta më parë

AKTUALE

Nënë Tereza e fotografuar në vitin 1982 në Pejë

 45 minuta më parë

AKTUALE

Në këto vende do të ketë reduktime të furnizimit me ujë të pijshëm

 2 orë më parë

AKTUALE

500 mantelbardhë të prekur nga Covid – 19

 2 orë më parë

AKTUALE

Organizohet protestë kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë

 2 orë më parë

AKTUALE

Zyrtari policor dyshohet se rrahu avokaten me të cilën ishte në lidhje dashurie

 2 orë më parë



TË FUNDIT

Putin ia merr inatin Dua Lipas

 15 minuta më parë

Vdes aktori i njohur shqiptar

 30 minuta më parë

Nënë Tereza e fotografuar në vitin 1982 në Pejë

 45 minuta më parë

Dafina Zeqiri iu “qesh në fytyrë” serbëve që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës

 60 minuta më parë

Rita Ora zbulon identitetin e të dashurit

 1 orë më parë

Armend Zemaj fton Arben Vitinë për këshilla për menaxhimin e h

AKTUALE SHOWBIZ KRONIKË PËR JETË KURIOZITETE SHËNDETËSI HOROSKOPI REVISTA OPINIONE INTERVISTA PËRJETIME DASHNI BIOGRAFIA GATOJCA KUIZE ASTROLOGJI MAGJISTARJA Marketing Impressium Rreth Kosovares 

List of videos
Moti në javën e ardhshme Java e ardhshme do të fillojë e ftohtë, me ngrica dhe e thatë.Por, sipas Prishtina Weather, në
Temperatura në minus gradë dhe reshje bore Prishtina Weather ka njoftuar se kjo javë do të jetë me mot tipik dimëror, ftohtë, vranësira dhe
Reshje bore dhe temperatura në minus Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë mot
Mos bëni plane për vikend, këto janë temperaturat për nesër Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në Kosovë do të ketë reshje shiu dhe
Borë dhë riga shiu, moti për ditët e mbetura të kësaj jave Mot i ndryshueshëm dhe jostabil pritet të mbajë sot dhe nesër në vend. Të premtën parashihet të
Këto janë temperaturat sot Prishtina Weather ka njoftuar se dita e mërkurë do të karakterizohet me mot kryesisht me diell.Në
Prishtinë
Temperature
Tiranë
Temperature
Shkup
Temperature